Subscribe to RSS

(Video) Skënderbeu, sa pranë, sa larg… Kukësi merr një pikë “in-extremis”

Share Button

AlbanianSport.net 17.03.2017 20:05

ASNN – Java e 26-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka nisur sonte me ndeshjen e parë të saj, atë midis Skënderbeut dhe Kukësit, që është mbyllur në barazim 1-1. Kjo ndeshje, që u luajt në Korçë dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka parë brazilianin Karioka të shënojë në minutën e parafundit dhe të bëjë të pavlefshëm golin e Latifit në pjesën e parë.

Edhe pse është dukur se pas 26 javësh do t’i vinte fundi, përsëri nuk ka ndodhur kështu. Kur kishte mbetur edhe një minutë nga koha e rregullt, Karioka ka goditur mjeshtërisht, duke mposhtur portierin Shehi dhe duke përshëndetur rrjetën, por edhe duke ruajtur të paprekur kolonën e humbjeve për  Kukësin këtë sezon, ku ka korrur 13 fitore dhe ka marrë po aq barazime.

Verilindorët kanë marrë një barazim 1-1 në Korçë ndaj Skënderbeut vendas, në takimin që u luajt në Korçë dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ndonëse Kukësi e pati nisur më mirë ndeshjen, duke rrezikuar fillimisht me anë të Pejiçit dhe, më pas, me anë të Lenës, janë vendasit që do të gjejnë golin në minutën e 14-të, kur Liridon Latifi godet zgjuarsisht në kufinjtë e zonës dhe mposht portierin Koliçi.

Gjysmëora e mbetur e pjesës së parë ka parë Kukësin më kërkues, por konfuz, dhe Skënderbeun më të rrezikshëm, teksa ka goditur edhe dy herë portën e verilindorëve, por pa arritur të gjejë golin e dytë. Me epërsinë minimale të vendasve do të mbyllet pjesa e parë dhe kjo do të vazhdojë deri në minutën e parafundit, kur ka goditur Karioka.

Kukësi ruan kreun me 52 pikë, dy më tepër sesa Skënderbeu dhe 3 më tepër sesa Partizani, që ka luajtur një ndeshje më pak. Të shtunën pasdreke luhen dy takime të tjera të javës së 26-të, Korabi-Partizani dhe Laçi-Flamurtari, ndërsa të dielën pasdreke Luftëtari pret në Gjirokastër Tiranën, kurse në mbrëmje, duke nisur nga ora 17:00, Teuta përballet në Shkodër me Vllazninë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Taekuondo  (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

Gjergj Vyshka 07.05.2017 07:55 “Top Tirana Open” në vitin e 6-të të tij, jo vetëm që ka zyrtarizuar

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

AlbanianSport.net 06.05.2017 22:45 ASNN – Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion,

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

AlbanianSport.net 06.05.2017 21:35 ASNN – Një shtysë e mirë për zyrtarizimin e këtij turneu si një

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Gjergj Vyshka 06.05.2017 10:25 “Është një garë e jashtëzakonshme e Zhupës, – ka thënë kreu

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

AlbanianSport.net 06.05.2017 09:35 ASNN – Nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit. Kjo është

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh