Subscribe to RSS

(Video) Taekuondo / “Top Tirana Open 2017”, gjithçka gati për edicionin e 6-të

Share Button

AlbanianSport.net 05.05.2017 08:50

ASNN – Është përvijuar tashmë një pjesëmarrje e kënaqshme, në kufinjtë e 450-500 konkurrentëve, nga mbi 10 vende të ndryshme, dhe jo vetëm të Evropës, dhe ky është një lajm i mirë për  edicionin e 6-të të Turneut të Taekuondosë në versionin “World”, “Top Tirana Open 2017” zhvillohet në të shtunën e parë të majit të këtij viti.

Duke i hedhur një vështrim të shpejtë faqes ndërkombëtare në Internet të veprimtarive të këtij sporti, vërejmë se deri më tani janë regjistruar 310 pjesëmarrës, por procesi i regjistrimit vazhdon.  Nga këta, 244 janë meshkuj, ndërsa 66 femra, që përfaqësojnë 35 skuadra dhe plotësojnë 64 kategori peshash.

Sportistët e regjistruar deri më tani, që janë kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Serbia, Bullgaria, Izraeli, madje edhe Senegali. Janë përvijuar, deri më tani, një numër prej 244 dyluftimesh, ndërsa shorti do të hidhet një ditë para turneut të 6 majit 2017.

Konkurrentët i përkasin 4 kategorive moshash, që janë aktualisht Fëmijë (Datëlindja 2006-2007), Paratërinj/Paratëja (Datëlindja 2003-2005), Të Rinj/Të Reja (Datëlindja 2000-2002) dhe Të Rritur/Të Rritura (Datëlindja 1950-2000). Sipas organizatorit Leo Kapri, bëhet fjalë për një pjesëmarrje të kënaqshme.

“Kini parasysh që në të njëjtën ditë, më 6 maj, por edhe një apo dy ditë më parë janë dy turne të tjerë madhorë ndërkombëtarë në Gjermani, dy të tjerë në Itali, një në Insbruk të Austrisë dhe një në Irlandë, dhe natyrisht që skuadrat bëjnë llogaritë e tyre sa i përket racionalizimit të forcave”, – ka thënë ai.

Përveçse të shndërrohet në veprimtarinë më masive të arteve marciale në Shqipëri, sipas organizatorit Leo Kapri, synimi madhor është zyrtarizimi i këtij turneu si një veprimtari të njohur ndërkombëtarisht. Bëhet fjalë për shndërrimin në një turne “G1”, konkurrimi në të cilin shndërrohet në pikë olimpike për pjesëmarrësit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

AlbanianSport.net 29/11/2017 15:15 ASNN – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka firmosur marrëveshjen

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh