Subscribe to RSS

(Video) Tokio, përurohet Pallati 10,000-vendësh i Sportit, i pari nga 8 të rinjtë

Share Button

AlbanianSport.net 27/11/2017 13:15

ASNN – Tokio do të ketë gjithsej 39 mjedise sportive për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të 2020-ës, përfshi 23 ekzistuese dhe 8 të përkohshme, të cilave u shtohen edhe 8 mjedise të reja. Dhe të shtunën është përuruar mjedisi i parë nga këto 8 mjedise të reja, Pallati i Sportit i në Musashino, që do të presë garat e badmintonit dhe pentatlonit modern, si dhe të ndeshjet e basketbollit me karrige me rrota të Lojërave Paralimpike.

Në Tokio është përuruar të shtunën mjedisi i parë, nga 8 të tillë, ku do të mbahen Lojërat Olimpike të 2020-ës. Ky është një lajm i mirë për vendin organizator që është akuzuar shpesh për vonesa në përgatitjet për festivalin më të madh sportiv në planet. Pallati i Sportit i Pyllit “Musashino” do të presë ndeshjet e badmintonit dhe të pentatlonit modern, si dhe ato të ndeshjet e basketbollit me karrige me rrota të Lojërave Paralimpike.

“Ne po bëjmë përpara me përgatitjet tona dhe e kemi kapërcyer tanimë afatin e 1,000 ditëve të mbetura dhe shpresojmë ta ruajmë ritmin dhe të punojmë fort”, – deklaroi Guvernatorja e Tokios, Juriko Koike, duke folur gjatë ceremonisë së përurimit. Salla kryesore ka një kapacitet prej 10,000 ndenjësesh për spektatorët dhe përfshin një pishinë, një palestë, një mjedis të përdorshëm për shumë sporte dhe dy salla “fitness”-i që janë në dispozicion të publikut.

Panelet diellorë në tarracë dhe të tjera pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë do të ndihmojnë në uljen e sasisë së lëshimit të karbonit në atmosferë. Edhe projektimi mbi bazën e udhëzimeve të “Tokio 2020”, i mundëson këtij pallati sporti të qenit lehtësisht i përdorshëm për të gjitha moshat, por edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike, mendore apo edhe të shikimit. Salla kryesore ka hapësirë për karrige me rrota dhe ndenjëset janë vendosur mjaftueshëm larg njëra-tjetrës që të gjithë të kenë shikim të pastër edhe nëse njerëzit në rreshtin përpara ngrihen në këmbë.

Ndërkohë që Tokio ka marrë masa të suksesshme për të ulur koston e Lojërave, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Komitetit organizator që ta ulë edhe më tepër buxhetin e parashikuar prej 12 miliardë dollarësh. Tokio do të ketë gjithsej 39 mjedise sportive për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të 2020-ës, përfshi 23 ekzistuese dhe 8 të përkohshme, të cilave u shtohen edhe 8 mjedise të reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh