Subscribe to RSS

(Video) Veprimtarie e dytë e 2018-ës, alpinistët në majën e Boshit në Valbonë…

Share Button

AlbanianSport.net 12/03/2018 13:25

ASNN – Federata Shqiptare e Alpinizmit ka zhvilluar veprimtarinë e dytë kombëtare për vitin 2018. Pas ngjitjes në Malin e Skënderbeut më 14 janar 2018, alpinistët për tre ditë kanë qenë në zonën e Valbonës, ndërsa të dielën e 11 marsit 2018 kanë pushtuar majën e Boshit e lartë 2414 metra. Sipas informacionit që ka përcjellë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Ilirjan Çule, në kushtet e një moti shumë të bukur dhe nën majën e alpeve, ndërsa nën rrezet e diellit shkëlqente dhe velloja e bardhë e borës, 95 alpinistë kanë marrë pjesë në këtë veprimtari për të arritur në majën e Boshit.

14 shoqata janë përfaqësuar në këtë veprimtari, ndërsa të premten e 9 marsit ata janë grumbulluar në fushën e Gjësë. Më 10 mars, në ora 05:00 të mëngjesit, nisën ngjitjen drejt majës së Boshit. Drejtuesit e veprimtarisë, pasi janë siguruar se të gjithë kanë bazën e nevojshme, kanë nisur lëvizjen drejt majës, ndërsa janë kryesuar nga Fisnik Muça dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Jani Ziso. Në nisje kanë qenë vetëm 73 alpinistë, por vetëm 63 alpinistë, pas 6 orësh, kanë arritur në majën e Boshit. Në fakt grupit i është dashur 12-13 orë për të mbërritur në destinacion. Ky është numri më i madh i alpinistëve që arrijnë maja të tilla.

Ekipet pjesëmarrëse ishin “High Albania” me 16 alpinistë, Kosova me 12 alpinistë në majë, Shoqata e Skautistëve dhe Alpinistëve “Kruja”, Shoqata “Alpet Shqiptare”, Shoqata “Alpin Partizani”, Shoqata “AST Elbasani”, Shoqata Alpino-Turistike “Vlora”, Shoqata “Rock Tirana”, Shoqata “Tërbuni”, Shoqata “Taraboshi, Shoqata Gjirokastra, Shoqata Alpino-Turistike “Përmeti”, “Tomori” dhe “Valbona”. Për t’u theksuar është fakti që Taraboshi dhe Gjirokastra janë për herë të parë në këto veprimtari, sepse janë anëtarët më të rinj të Federatës Shqiptare të Alpinizmit.

Në përfundim presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Jani Ziso, ka shpërndarë diplomat për ata që arritën në majën e Boshit, ndërsa zbutja e borës ka vështirësuar zbritjen e tyre. Megjithatë aktiviteti u mbyll me sukses dhe tashmë alpinistët do të përgatiten për ngjitjen shkëmbore në verë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh