Subscribe to RSS

(Video) Volejboll – Femra / Zgjerohet harta e destinacioneve të vajzave kuqezi

Share Button

AlbanianSport.net 24.07.2017 18:55

ASNN – Volejbolli shqiptar i femrave po e zgjeron gjeografinë e tij sa u përket destinacioneve të sportisteve kuqezi për sezonin e ardhshëm. Paraqitja e mirë që Kombëtarja kuqezi e volejbollit për femra bëri gjatë fazës së grupeve të Ligës së Evropës, ku përtej eliminimit, korri dy fitore, ka bërë që për lojtaret kuqezi të vijnë ofertat e para sa i përket sezonit të ardhshëm. Kështu, e para që konfirmoi destinacionin e saj ishte Erblira Bici, e cila ka rinovuar edhe për një sezon tjetër kontratën me LPM Mondovinë, skuadrën pranë kufirit italo-francez, që militon në nivelin e dytë të volejbollit të Apenineve.

Një tjetër lojtare e spikatur, kapitenia Arjola Prenga, e mbylli në Turqi sezonin e shkuar, aty ka ka një numër ofertash nga klube të tjera të nivelit më të lartë, por duket se destinacioni i saj do të jetë gjetkë. Prenga ka pohuar për Televizionin Shqiptar se ka një ofertë nga Santorini në Greqi, por edhe nga një klub izraelit dhe se së shpejti do të vendosë se çfarë do të zgjedhë. Sa i përket Sava Thakës, e cila e mbylli sezonin në nivelin më të lartë të volejbollit polak, në “Orlen Ligë”, ekziston edhe një mundësi për një zhvendosje në Gjermani. Korçarja ka gjithnjë në dorë mundësinë e rinovimit me klubit polak.

Por duket se synon të hedhë një tjetër hap të madh në karrierë, duke e provuar fatin në kampionatin gjerman. Shqiptaro-amerikania Sindi Marina e ka konfirmuar që më parë destinacionin e saj në kampionatin amerikan të volejbollit të kolegjeve, teksa ka mbyllur një sezon të suksesshme me Universitetin e Dukës, për të vijuar sezonin e ardhshëm me “Trojanët” e Universitetit të Kalifornisë Jugore, me të cilët ka nisur stërvitjen. Ndërkaq, një tjetër lojtare shqiptare që do ta provojë fatin jashtë Shqipërisë, është volejbollistja e Partizanit, Esmeralda Tuci, e cili mund të zhvendoset në jug, në kampionatin grek të volejbollit të femrave.

Sa i përket lojtareve të reja, shqiptarja e lindur dhe e rritur në Greqi, 19-vjeçarja Maria Sade, do të vazhdojë të luajë në volejbollin helen, ashtu sikundër edhe Seda Arapi do të vazhdojë të luajë në kampionatin italian. Aty ku do të luajë edhe 21-vjeçarja Madona Ulaj, e cila bëri një paraqitje të kënaqshme me Kombëtaren dhe tanimë duket se do ta provojë fatin në një skuadër tjetër, mbase një nivel më lart sesa Seria B  ku sezonin e shkuar luajti për Piko Lekon. Me pak fjalë, edhe merkatoja e volejbollit të vajzave po lëviz, çka është një ogur i mirë për nivelin e Kombëtares kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

AlbanianSport.net 29/11/2017 18:35 ASNN – Kupa e Pavarësisë në volejboll është fituar nga Shqipëria.

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh