Subscribe to RSS

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

Share Button

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30

ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore dhe një humbje me skuadrën e tij të re në kampionatin e Finlandës. Përveç kësaj, edhe paraqitja personale e volejbollistit kuqezi ka qenë mbresëlënëse, duke qenë në të 3 takimet e fituara, pikëshënuesi i dytë më i mirë i skuadrës. Volejbollisti shqiptar, Redi Koçi vazhdon të bëjë një paraqitje të kënaqshme në kampionatin finlandez me skuadrën e Leka Volejit, duke ruajtur një mesatare prej 15 pikësh të realizuar për ndeshje në këto 4 javë të para të sezonit të ri.

Skuadra e shqiptarit ka korrur një fitore në 3 sete të shtunën, në ndeshjen e javës së 3-të ndaj Iskut, ku Koçi shënoi 15 pikë, ndërsa ka pësuar një humbje 24 orë më vonë në ndeshjen e javës së katërt, duke u mundur 0-3 në fushën e ETTA-së. Në këtë takim, Koçi shënoi 12 pikë, por, sipas volejbollistit kuqezi, ajo që ndikoi më tepër në fatin e kësaj ndeshjeje ishte gjykimi, sipas tij, tendencioz. Megjithatë, skuadra e sportistit 2 metër e 3 cm të gjatë mban vendin e dytë në renditje, me 9 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjesh, po aq sa ka edhe skuadra e VaLePasë, e cila ka luajtur një ndeshje më pak.

Kësisoj, ka nisur në një mënyrë të shkëlqyer aventura e Redi Koçit në kampionatin finlandez të volejbollit për meshkuj. 22-vjeçari, i cili në korrik nënshkroi një kontratë dhe në gusht u zhvendos në klubin finlandez të Leka Volejit, ka debutuar me 3 fitore dhe një humbje me skuadrën e tij të re në kampionatin e vendit nordik. Përveç kësaj, edhe paraqitja e tij personale ka qenë mbresëlënëse, duke qenë në të 3 takimet e fituara, pikëshënuesi i dytë më i mirë i skuadrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 08:00 Në prag të sezonit të ri të kampionatit, që nis më 7 tetor, Partizani

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh