Subscribe to RSS

(Video) Volejboll / Vetëm 6 muaj në Finlandë, Koçi merr një ofertë të re

Share Button

AlbanianSport.net 05/01/2018 22:05

ASNN – Paraqitja mjaft e mirë që ka bërë në gjysmën e parë të sezonit ka bërë që, sipas mediave finlandeze, volejbollistit të Kombëtares kuqezi të meshkujve, Redi Koçi, t’i vijë një ofertë e re. Skuadra e tij aktuale, Leka Volej, pritet të shkrihet me atë të Sampo Volejit, për të krijuar sezonin e ardhshëm një skuadër të re, Savo Volejin. Kjo skuadër do të përbëhet nga lojtarët më të mirë të të dyja ekipeve dhe Koçi është njëri prej tyre dhe, sipas asaj që raportojnë mediat vendase, atij pritet t’i bëhet një ofertë edhe më e mirë financiare.

Kanë mjaftuar vetëm 6 muaj dhe një paraqitje solide, që lojtarit shtatlartë të Kombëtares kuqezi të volejbollit për meshkuj, Redi Koçin, t’i vijë një ofertë e re për sezonin e ardhshëm. Në fakt, viti 2017 është mbyllur me një vend të 4-t në renditje, me 10 fitore dhe 6 humbje, por edhe me një paraqitje të jashtëzakonshme personale në atë që për shuterin 2 metra e 3 centimetra të lartë, ishte sezoni premierë në kampionatin finlandez të volejbollit të meshkujve. Koçi u zhvendos në qershor në Finlandë, tek Leka Volej dhe ka qenë thuajse çdo jave në formacionin më të mirë të kampionatit finlandez.

Ai ka krijuar së bashku me shokun e tij të skuadrës, Samuli Kaislasalo, dyshen më rezultative të kësaj veprimtarie. Ndërkohë që vendasi Kaislasalo është shënuesi më i mirë, me 338 pikë të realizuara në 16 ndeshje, Redi është në 6-shen e parë, me 231 pikë, çka nënkupton se të dy bashkë kanë realizuar plot 569 pikë, nga 1,384 që ka realizuar gjithsej skuadra e tyre. 23-vjeçari ka një mesatare prej 14.4 pikësh të realizuara për çdo ndeshje, ndërsa duhet theksuar se nga këto 231 pikë, 194 ai i ka realizuar në sulm.

18 pikë i ka realizuar në bllok dhe 19 direkt nga shërbimi, që është edhe një aspektet e spikatura të lojës së tij. E gjithë kjo paraqitje ka bërë që, sipas mediave finlandeze, atij t’i vijë një ofertë e re. Skuadra e tij aktuale, Leka Volej, që mban vendin e 4-t në renditje, me 30 pikë, pritet të shkrihet me atë të vendit të 3-të, Sampo Volejin, për të krijuar sezonin e ardhshëm një skuadër të re, që do të quhet Savo Volej.

Kjo skuadër do të përbëhet nga lojtarët më të mirë të të dyja ekipeve dhe Redi Koçi është njëri prej tyre dhe, sipas asaj që raportojnë mediat vendase, atij pritet t’i bëhet një ofertë edhe më e mirë financiare. Megjithatë, hollësitë e tjera sa i përket shkrirjes së dy klubeve finlandeze të volejbollit dhe ofertës së re për shtatlartin kuqezi pritet të mësohen në javët në vijim.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh