Subscribe to RSS

Volejboll / Analiza e Pëllumbit: Një sezon me konkurrencë të madhe

Share Button

Gjergj Vyshka 05.05.2017 20:00

Sezoni sportiv 2016-2017 në volejboll ka përfunduar për të rritur dhe të rritura me një kampionat shumë të gjatë që dhuroi shumë emocione për sportistët, trajnerët, gjyqtarët e sportdashësit. Por në një farë mënyre dhe për vetë Federatën Shqiptare të Volejbollit. Si rrallëherë në vitet e fundit kampionati, sidomos i meshkujve, ka qenë kaq i fortë dhe me shumë duele interesante. Ndërkohë që rritja e numrit të sportdashësve ishte një plus për volejbollin.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, në një analizë të shpejtë për sezonin do të nënvizonte: “Ky ka qenë një kampionat mjaft i bukur për sa i përket rivalitetit, një ndër më të bukurit e viteve të fundit. Kanë qenë 5 skuadra te meshkujt, që mund të fitonin titullin, e 4 te femrat, çka e bëri mjaft interesante garën. Ky rivalitet ka bërë që edhe niveli të jetë i lartë, me afrimin e lojtarëve të huaj dhe konkurrenca ishte e madhe.”

“Nuk mund të them se pati një skuadër absolute, pasi të gjitha ekipet e provuan shijen e humbjes, sidomos te djemtë, çka e bëri mjaft interesant kampionatin e tyre”, – ka shtuar kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare. Sipas tij, puna e FSHV-së ka qenë mjaft voluminoze duke mos u përqendruar vetëm te terreni por edhe te gjërat e veçanta. Transmetimi i 40% të ndeshjeve direkt në televizion, futja e protokollit elektronik etj., përmirësuan imazhin e volejbollit shqiptar.

“Janë risi që çuan volejbollin shqiptar një hap përpara, – ja thënë Pëllumbi. – Ne duam ta bëjmë volejbollin sa më të dashur, sa më modern dhe ta çojmë sa më afër sportdashësve, ndaj jemi gati të bashkëpunojmë me të gjithë për ta përhapur këtë sport. Marrëveshja me TVSH-në është një hap i rëndësishëm për ne, pasi transmetimi i ndeshjeve direkt jep mundësi që ky sport të shfaqë potencialin e tij dhe të thithim sponsorë.”

“Eksperimentuam me sukses edhe mbajtjen e të dhënave on-line me protokollin elektronik gjatë play-off-it, apo transmetimin përmes “live-stream”, aplikimin e “live-score” apo “e-scorer”, – ka zbuluar ai. – Jo vetëm kaq, por edhe këmbëngulëm në pasqyrimin e aktiviteteve në rrjetet sociale apo mediet kombëtare e ndërkombëtare si kurrë më parë. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi sot media është fuqi dhe për ne ka qenë e rëndësishme promovimi i punës sonë dhe pasqyrimi i gjithçka po ndodh në volejbollin shqiptar.”

“Ambiciet tona janë të shumta dhe nuk do të ndalemi këtu, – u shpreh më tej presidenti i FSHV-së. – Përmes “data volley” do t’u mundësojmë ekipeve mbajtjen e statistikave elektronike për një menaxhim sa më efikas të lojës e për të pasur një listë të dhënash për herë të parë në volejbollin shqiptar. Kemi bashkëpunuar me kompani të veshjeve sportive, duke ndryshuar imazhin e gjyqtarëve me uniformat e reja dhe jo vetëm kaq. Së shpejti do të shihni ndryshime edhe tek ekipet kombëtare së të gjitha grupmoshave.”

“Kjo, pasi ne duam të hedhim një hap tjetër përpara në një imazh sa më përfaqësues të volejbollit shqiptar. Në bashkëpunim me KOKSH-in dhe FIVB-në do të organizojmë edhe për trajnerët kursin e nivelit të parë, që pason atë të zhvilluar një vit më parë po nga FIVB për mësuesit e volejbollit. Përpara kemi një tjetër sfidë të madhe me ekipet kombëtare, ku jemi përqendruar”, – vazhdon më tej presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Kreu i volejbollit shqiptar nuk harron të falënderojë Federatën Evropiane të Volejbollit (CEV) për mbështetjen e dhënë. “Është pa dyshim aleati kryesor, institucioni që na ka mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar në këtë rrugë të vështirë”, – përfundon Pëllumbi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll / Çfarë ndodh kur në parket fjalën e marrin trajnerët…?

(Video) Volejboll / Çfarë ndodh kur në parket fjalën e marrin trajnerët…?

AlbanianSport.net 05.05.2017 14:20 ASNN – Të lodhur nga të qëndruarit në stol apo jashtë vijave

Profil / Pero Pejiç, edhe pse 35 vjeç, mbetet një golashënues race…

Profil / Pero Pejiç, edhe pse 35 vjeç, mbetet një golashënues race…

AlbanianSport.net 05.05.2017 13:25 ASNN – Pero Pejiç është tashmë 35 vjeç dhe, në vitin e tij të 10-të,

Vollejboll – Të Reja / Vllaznia likujdon Skënderbeun 3-0, “prek” titullin

Vollejboll – Të Reja / Vllaznia likujdon Skënderbeun 3-0, “prek” titullin

Gaspër Marku 05.05.2017 07:55 Trofetë në lojërat me dorë për klubin “Vllaznia” duket se këtë

Volejboll – Të Rinj / Një finale mes tensionesh, lojtarët bëjnë paqeruajtësit

Volejboll – Të Rinj / Një finale mes tensionesh, lojtarët bëjnë paqeruajtësit

Gjergj Vyshka 04.05.2017 14:20 Verdheblutë e Renato Kasës kanë fituar ndeshjen e dytë në Sallën

Volejboll – Të Rinj / Tirana-Elbasani 2-3, kronologjia e një finaleje titulli

Volejboll – Të Rinj / Tirana-Elbasani 2-3, kronologjia e një finaleje titulli

Gjergj Vyshka 04.05.2017 10:40 Tirana e volejbollit të të rinjve, e mbështetur fort tek Kapidani,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh