Subscribe to RSS

Volejboll – Femra / Bici rinovon, klubi italian: Një sportiste e jashtëzakonshme

Share Button

AlbanianSport.net 13.06.2017 15:15

ASNN – Kënaqësi dhe gëzim në klubin e volejbollit LPM Mondovì, për rikonfirmimin e asaj që ishte zbulimi i sezonit të shkuar, Erblira Bicit. Volejbollistja e re premtuese, shqiptarja Era Bici arriti verën e shkuar në Mondovì, duke zhvilluar sezonin e saj të parë jashtë Shqipërisë. Një sezon me të vërtetë i shkëlqyer, me shifra që do t’ia kishin zili edhe “veterane” të volejbollit, pasi kanë qenë plot 449 pikët e shënuara nga Bici, me një mesatare prej 17 pikësh për çdo ndeshje.

“Jemi me të vërtetë të lumtur që kemi arritur një marrëveshje të re me Erën”, – ka deklaruar drejtori sportiv i këtij klubi, Paolo Borelo. – Përveçse është një sportiste me kapacitet fizik dhe teknik të padiskutueshme, ajo ka dëshmuar që ka edhe një dëshirë të madhe për t’u rritur dhe për të mësuar. Ajo është e lidhur tashmë me fanellën tonë, me realitetin tonë dhe, për ne, kjo është me të vërtetë e rëndësishme.” Edhe shqiptarja e ka vlerësuar mjaft këtë rinovim.

“Jam shumë e lumtur që mund të konfirmoj që do të jem edhe për një vit tjetër tek LPM Mondovì, – ka theksuar 22-vjeçarja, duke folur nga Tirana, ku është e grumbulluar me ekipin përfaqësues të Shqipërisë. – Dua ta falënderoj gjithë klubin dhe stafin që kanë besuar edhe një tjetër tek unë! Falë tyre dhe përvojës që kam përfituar gjatë një viti në tek Mondovìja, po bëj në parket një paraqitje të mirë me Kombëtaren shqiptare. Hëpërhë, jam e përqendruar tek 3 ndeshjet e radhës dhe shpresoj të paraqitem mirë.”

Erblira Bici është hëpërhë e përfshirë me Kombëtaren shqiptare, që po merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në volejboll për femra. Shqipëria ndodhet në grupin A, së bashku me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë. Faza e parë u zhvillua pikërisht në Tiranë dhe përfaqësuesja vendase është paraqitur mjaft mirë, duke mundur Bjellorusinë, ku Bici ishte shënuesja më e mirë, me 33 pikë, dhe Austrinë, ku ajo realizoi 21 pikë, nga të cilat 3 nga shërbimi dhe 4 në bllok.

Era është e dyta  në renditjen e përgjithshme të ndërthurur të shënueseve më të mira të gjithë kësaj veprimtarie, me 70 pikë të realizuara deri më tani, me një mesatare prej 6,36 pikësh të realizuara për çdo set. Faza e dytë e grupit A të Ligës së Evropës do të zhvillohet në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, nga data 16, deri më 18 qershor 2017.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Volejboll – Femra / Trajneri Tare, i pakënaqur: Ishim nën tension

Volejboll – Femra / Trajneri Tare, i pakënaqur: Ishim nën tension

AlbanianSport.net 19/04/2018 16:35 ASNN – Roland Tarja, trajneri i Partizanit, në lidhje direkte pas

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh