Subscribe to RSS

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Share Button

Gjergj Vyshka 03.10.2017 08:00

Në prag të sezonit të ri të kampionatit, që nis më 7 tetor, Partizani në volejboll për femra, që drejtohet nga trajneri Roland Tarja dhe ndihmësi Ilir Thanasi, ka bërë në fundjavë 3 ndeshje miqësore. Të parën e ka luajtur të premten në palestrën e të kuqeve, ndaj skuadrës nga Kosovar, Skënderajt, të cilën e ka fituar 3-1. Kurse të shtunën e të dielën ka udhëtuar për një turne në Podgoricë.

Atje ku është ndeshur me malazezet e Moracës dhe të Galebit. E, të dyja këto ndeshje, Partizani i ka fituar përkatësisht 3-0 dhe 3-1. Nuk duhet harruar që Partizani ka bërë përforcime në merkaton e verës, teksa pjesë e të kuqeve është bërë Xheka dhe Fagu, që kanë ardhur nga kampionet e Barletit Volej, si dhe Nezaj. Përtej largimit të Pirrës dhe Shehut, pjesa tjetër e skuadrës së Tares është po ajo e sezonit të kaluar.

E kjo duke nisur që nga kapitenia Esmeralda Tuci për të vazhduar me radhë tek Matraku, Blloku, Meçorapoj, Fetaj, Xhaferraj, Agolli etj. Në fakt Partizani nuk është se e ka nisur mirë sezonin, sepse pati fituar në gjysmëfinale ndaj Teutës në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, 3-0, por qe befasuar në finale ndaj Tiranës, teksa bardheblutë e Adrian Gorenxës fituan 3-1.

Pikërisht ndaj Tiranës do ta nisë kampionatin më 7 tetor 2017, ndeshje që do të zhvillohet në ora 17:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Volejboll – Meshkuj / Farka Volej rikthehet tek suksesi “i harruar”

Volejboll – Meshkuj / Farka Volej rikthehet tek suksesi “i harruar”

AlbanianSport.net 11/02/2018 21:40 ASNN – Farka Volej është kthyer tek fitoret në kampionat, ndërsa

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

Volejboll – Meshkuj / Tirana, asnjë lëshim në shtëpi ndaj Skënderbeut

Volejboll – Meshkuj / Tirana, asnjë lëshim në shtëpi ndaj Skënderbeut

AlbanianSport.net 11/02/2018 19:50 ASNN – Tirana e volejbollit të meshkujve nuk ka bërë asnjë lëshim

Volejboll – Femra / Durrsaket triumfojnë në finale në “Qazim Dervishi”

Volejboll – Femra / Durrsaket triumfojnë në finale në “Qazim Dervishi”

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:00 ASNN – Teuta ka triumfuar në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh