Subscribe to RSS

Volejboll – Femra / Rrëfehet Bici: Nuk është hera e parë që vë rekorde

Share Button

Gjergj Vyshka 12.06.2017 16:10

22-vjeçarja kuqezi: “Në kombëtare është rekord, por një shifër të tillë e kam pasur dhe në Itali. Më ka ndihmuar shumë aktivizimi në atë kampionat dhe trajneri.” Erblira Bici është shquar se fenomen në kampionat.

Por tashmë është e tillë dhe në kombëtare, ndërsa mbrëmë, me lojën e saj të shkëlqyer në të gjitha drejtimet, i ka lënë të gjitha me gojë hapur. Jo vetëm shënonte, por në kthimin e topit nga kundërshtaret në shërbim u krijonte mundësinë që të shënonin të tjerat.

Një progres që ka ardhur nga ndeshja në ndeshje në Ligën e Evropës. 12 pikë ndaj Finlandës me sulm, 14 pikë ndaj Austrisë dhe dje 29 pikë ndaj Bjellorusisë. E Erblira Bici është totalisht kombëtarja e Shqipërisë.

Eksperienca tek LPV Mondovi e ka ndihmuar shumë të rritet 22-vjeçaren, që po bëhet gradualisht një Ela Tase e dytë. Ja dhe intervista e saj për “Sport Ekspres”, të cilën AlbanianSport.net jua sjell këtu.

 

– 32 pikë të shënuara në total, 29 me sulm, dy me shërbim dhe një me bllok. Si mund të shpjegohet?

– Si mund të shpjegohet? Për mua nuk është hera e parë që realizoi kaq shumë pikë, sepse e kam bërë dhe në kampionatin italian ku dhe aktivizohem prej një viti. Është një punë e madhe që ka bërë trajneri me mua dhe, sigurisht që, në kombëtare, ky është një rekord. E rëndësishme është se sot e gjithë skuadra luajti me mua, u bë bashkë me mua, nuk pati xhelozira pse u dha topi atje e pse nuk u dha këtu. Dhe kjo është meritë e padiskutueshme e ekipit dhe i falënderoj, po pse jo dhe e dy trajnerëve Martiri e Tare që na kanë bërë grup ku nuk mund të çajë askush.

 

– Sa ju ka ndihmuar përvoja italiane?

– Shumë. Mos harroni që luaj në një kampionat të fortë dhe ke se çfarë mëson. Ua thash dhe më sipër me mua ka punuar shumë trajneri i ekipit. Ndaj jam në këtë pikë.

 

– Ndërkohë sot jemi në vendin e dytë në Ligën e Evropës. A mundet të shpresojmë për më shumë?

– Mundësitë janë. Vërtetë na mundi Finlanda, por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta mundim ne në Bjellorusi. Ashtu sikurse do të pretendojmë ta mundim përsëri Bjellorusinë dhe Austrinë dhe mundësitë janë. Tashmë me këto dy fitore, që ia dedikojmë tifozëve tanë, kjo kombëtare mund të bëjë shumë mirë dhe në ndeshjet e tjera

 

– E pas Ligës së Evropës do të kemi ndonjë stacion të ri të Bicit?

– Unë mendoj se do të jem përsëri në Itali me të njëjtën skuadër. Pastaj të shohim. E rëndësishme është se jam duke ecur mirë dhe kjo u shpreh dhe në fushë.

 

– Së fundi, një dedikim?

– Familjes sime, por dhe të gjithë skuadrës, e cila më mbështeti fort. Dhe gjithë bashkë ia arritëm që të dilnim fitues ndaj Bjellorusisë.

 

Erblira Bici

Curriculum Vitae

 

Datëlindja:                 27 qershor 1995

Lartësia:                     1.85 metra

Pozicioni:                  Diagonaliste

Klubet ku ka luajtur:            Tirana, Barleti Volej, LPM Mondovi

 

Ndeshjet në Kombëtare:

24 maj 2013              Shqipëri – Ukrainë 0-3                  6 pikë

25 maj 2013              Shqipëri – Hungari 0-3                  9 pikë

26 maj 2013              Moldavi – Shqipëri   0-3                  21 pikë

3 qershor 2016       Poloni – Shqipëri     3-1                  17 pikë

4 qershor 2016       Shqipëri – Sllovaki  1-3                  18 pikë

5 qershor 2016       Shqipëri – Bjellorusi 2-3                 19 pikë

17 qershor 2016       Shqipëri – Poloni     3-2                  23 pikë

18 qershor 2016       Sllovaki – Shqipëri  3-1                  20 pikë

19 qershor 2016       Bjellorusi – Shqipëri            2-3                  25 pikë

9 qershor 2017       Shqipëri – Finlandë            0-3                  17 pikë

10 qershor 2017       Austri – Shqipëri      1-3                  20 pikë

11 qershor 2017       Bjellorusi – Shqipëri            1-3                  32 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh