Subscribe to RSS

Volejboll – Femra / Teuta-Barleti Volej, kryesfida e javës së 12-të

Share Button

Gjergj Vyshka 17.03.2017 08:10

Kryesfida e javës së 12-të në volejboll për femra është Teuta-Barleti Volej, e cila do të zhvillohet të shtunën në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Deri më tani skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi ka fituar 3 herë, 3-1 në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, 3-2 në kampionat dhe 3-0 në Kupën e Shqipërisë, faza eliminatore. Barleti Volej deri më tani nuk njeh asnjë humbje dhe si e tillë kështu kërkon ta mbyllë të gjithë sezonin.

Sipas trajnerit të Barletit Volej, Hasan Gurabardhi, do të bëhet gjithçka për të fituar këtë sfidë në Durrës. “Teuta, Partizani dhe Tirana janë rivalet tona për titull “kampion”, – ka thënë ai. – Edhe dy javë vjen “play-off”-i dhe ne duhet të bëjmë detyrën tonë mirë në Durrës, edhe pse do të jetë e vështirë. Barleti Volej do të vazhdojë të jetë e pathyeshme, ndonëse me largimet e Bicit, Thakës dhe Xhixhës në verë të gjithë na shihnin si të pafuqishëm.”

“Por ky ekip është surprizë për këtë sezon, – ka vijuar trajneri i kampioneve në fuqi. – Do të mundohemi ta mbyllim sezonin pa asnjë humbje. Ajo që duhet theksuar është se rivalët tanë janë forcuar. Partizani është ndryshe nga faza, Teuta, e kthyer tashmë në një “mace të zezë” për ne, është e tillë. Kështu që të gjithë duhet t’i respektojmë”. Pyetjes së Sport Ekspres se kujt i frikësohet më shumë për titullin “kampion”, Teutës apo Partizanit, Gurabardhi do t’i përgjigjej: “Në gjysmëfinale do të luajmë me Tiranën”.

“Partizani do të rivalizojë me Teutën dhe pavarësisht se cili prej tyre del në finale, do të jetë një rival i fortë për ne. Ne do të po mundohemi të punojmë fort sepse kemi investuar për këtë punë”, thotë Gurabardhi, i cili në fund ka dhe një dedikim për sponsorët e ekipit. “Ne çdo sukses ia dedikojmë presidentit tonë Gafurr Duda, por dhe Rogert Huqi, të cilët janë shumë të rregullt dhe imponues me financat dhe me të gjitha mbarëvajtjen e ekipit”, përfundon Gurabardhi.

Kështu Teuta-Barleti Volej është kryesfida e javës së 12-të në volejbollin e femrave, të premten në ora 16:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Volejboll / Ylli Tomori merr nga Presidenca dekoratën “Nderi i Kombit”

Volejboll / Ylli Tomori merr nga Presidenca dekoratën “Nderi i Kombit”

Gjergj Vyshka 20.03.2017 15:30 Trajneri i Partizanit në volejboll për meshkuj, skuadrës kryesuese

Volejboll / 70-vjetori i Erzenit, shpallet 12-shja më e mirë në histori

Volejboll / 70-vjetori i Erzenit, shpallet 12-shja më e mirë në histori

Gjergj Vyshka 20.03.2017 13:20 Erzeni nderohet me titullin “Nderi i Volejbollit Shqiptar”, shpallet

FSHV e shpall Erzenin në 70-vjetor si “Nderi i Volejbollit Shqiptar”

FSHV e shpall Erzenin në 70-vjetor si “Nderi i Volejbollit Shqiptar”

Gjergj Vyshka 20.03.2017 11:10 Në këtë 70-vjetor të themelimit të klubit shijakase, Erzeni është

70 vjet të Erzenit, festa e shijakasve shndërrohet në festë të volejbollit shqiptar

70 vjet të Erzenit, festa e shijakasve shndërrohet në festë të volejbollit shqiptar

Gjergj Vyshka 20.03.2017 09:00 70 vjet Erzeni në volejboll për meshkuj, ndërsa festa e shijakasve

Volejboll – Femra / Risi shqiptare, Tirana-Partizani nis me… vetëm një gjyqtar(!?)

Volejboll – Femra / Risi shqiptare, Tirana-Partizani nis me… vetëm një gjyqtar(!?)

Gjergj Vyshka 19.03.2017 20:25 Edhe pse ishte derbi dhe kryesfidë për volejbollin e femrave,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh