Subscribe to RSS

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Share Button

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35

ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin Martiri, ka deklaruar në përfundim të ndeshjes me Kosovën se ka mbetur i kënaqur. “Unë e thashë edhe në konferencën për shtyp se e doja këtë fitore”, – deklaroi ai.

“Jam i kënaqur nga lojtaret, pritshmëritë e mia i kanë kaluar dhe tashmë secila prej tyre është kandidate për përfaqësuesen për veprimtaritë zyrtare, – ka vijuar trajneri kuqezi. – Do të kemi dhe ndeshje e seleksionime të tjera, por sinjalet që mora janë të mira”.

Ndërkaq, Dritan Bardhi për herë të parë ka drejtuar ekipin e të rriturve dhe e ka nisur me fitore. “Duhet të dini që një pjesë e mirë e këtyre volejbollistëve kanë qenë në kombëtare në Ligën e Evropës”, – ka thënë trajneri i Farka Volejit.

“Por dhe pjesa tjetër dha sinjale të mira dhe unë për këtë qëllim i aktivizova të gjithë, – ka vijuar ai. – Gati 8 lojtarë do të mund të jenë në Kombëtare në veprimtaritë zyrtare, kurse unë jam i kënaqur me përkushtimin e volejbollistëve, ashtu si edhe për fitoren.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

AlbanianSport.net 29/11/2017 18:35 ASNN – Kupa e Pavarësisë në volejboll është fituar nga Shqipëria.

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll – Meshkuj / Shqipëria e Bardhit nuk bën dot “bis”, i duhen 4 sete

Volejboll – Meshkuj / Shqipëria e Bardhit nuk bën dot “bis”, i duhen 4 sete

AlbanianSport.net 29/11/2017 14:20 ASNN – Kanë mjaftuar tre pika të forta që Shqipëria e meshkujve

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh