Subscribe to RSS

Volejboll – Meshkuj / Bardhi: Rivalët tanë, vetëm me lojtarë importi

Share Button

AlbanianSport.net 12.02.2017 20:15

ASNN – Pavarsisht se është nënvlerësuar, padrejtësisht, që në fillimet e saj, Farka Volej është shndërruar tanimë në një kërcënim serioz për rivalët e saj në volejbollin e meshkujve. Pas triumfit historik në Kupën e Federatës, “armata e të rinjve,” e drejtuar nga trajneri pasionant, Dritan Bardhi, e ka hedhur kandidaturën edhe për titullin “kampion”. Pas 10 javëve, Farka Volej mban hapin e kryesuesve të Partizanit.

Në një prononcim për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”, trajneri Bardhi shprehet i kënaqur me ecurinë e deritanishme. “Skuadra po stërvitet rregullisht për të arritur objektivat e përcaktuar në fillim të sezonit, – ka thënë ai. – Kemi zgjedhur të mos bëjmë përforcime, pasi më pëlqen të luaj me lojtarët e mi. Kjo është kënaqësia ime. Për çfarë ka arritur deri tani skuadra më bën pa dyshim të lumtur.”

“Të mendosh që jemi një ekip që jemi ngritur gradualisht nga zeroja, – ka vijuar trajneri për të përditshmen në fjalë. – Vetëm me djemtë e Farkës. Dhe ka një ndryshim të madh do të thosha nga ekipet e tjera që i kanë të gjithë lojtarët të marrë nga skuadrat e tjera. I kanë apo nuk i kanë dy lojtarë të ekipeve të veta të origjinës. Më e keqja është se i marrin pa asnjë lloj detyrimi ndaj skuadrës ku janë rritur, por ky është një minus i madh.”

I pyetur nëse ekipi i tij do të guxonte këtë sezon, përse jo edhe titullin “kampion”, Bardhi u tregua i kujdesshëm në deklarata. “Është ende herët për të bërë parashikime sepse kampionati është shumë i gjatë, – ka thënë ish-volejbollisti i mirënjohur. – Është i fortë, ndaj nuk kam dëshirë të flas përpara kohe. E rëndësishme është se jo vetëm me të rriturit, por edhe me moshat e kemi nisur mbarë sezonin.”

“Për dijeni, si me para të rinjtë dhe të rinjtë, jemi në vendin e parë pa asnjë humbje dhe me ekipin e të rriturve pozicionohemi të dytët, – ka vijuar Bardhi. – Shpresoj të ruajmë këtë ritëm. Konstatoj se ekipi po fiton gradualisht përvojë dhe besimin në vetvete. Ishte diçka që na mungonte”. Tashmë garës për titullin i është shtuar këtë edicion edhe Partizani, duke e bërë edhe më të fortë kampionatin.

Ndërkohë që për trajnerin Bardhi, impenjimi i Farka Volej është i njëjtë në çdo përballje përtej rivalëve në parket. “Vlerësimi është për të gjithë, qoftë edhe ajo skuadër që është në vend të fundit, – ka thënë ai. – Por që me këtë nivel që po tregon vit pas viti besoj se çdo ekip i druhet Farka Volejit. Ndërkohë, më duhet të shpreh edhe një shqetësim, sa u përket lëvizjeve në merkato. Po shoh që përditë po dalin lojtarë të rinj të federuar.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 08:00 Në prag të sezonit të ri të kampionatit, që nis më 7 tetor, Partizani

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

AlbanianSport.net 21.09.2017 16:10 ASNN – Ish-trajneri i  përfaqësueses kuqezi të koshit të meshkujve,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh