Subscribe to RSS

Volejboll – Meshkuj / Partizani-Studenti 1-3, incidenti & statistikat e lojës

Share Button

Gjergj Vyshka 18.03.2017 13:45

Gjatë lojës ka pasur momente ngacmimi me fjalë dhe me shenja mes Konos e Kulës, por pa ndonjë problem. Në momentin që Pepa ka shënuar me bllok pikën e 21-të të setit të tretë, teksa rezultati shkonte në 22-21, ka ardhur një reagim i tij që ka nxitur tensionin në fushë. Kono, por dhe lojtarë të tjerë të Partizanit, kanë kërkuar të konfrontohen.

Veçse ndërhyrja e stafeve teknike, të cilët kanë bërë uljen e gjakrave, nuk e ka lënë situatën të rëndohet. Pas konsultimit të Zgurit me Gjokën ka ardhur kartoni i kuq për Pepën dhe Konon dhe 23-22. Mirëpo ky rezultat ka sjellë reagimin e Studentit, që pasi ka barazuar në 23-23 ka kthyer në 23-25. Seti i katërt është për Studentin deri në 18-19. Pas kësaj situate ka përmbysur Partizani në 22-21 dhe 24-22.

Por kur pritej pika e 25-të, Studenti ka barazuar në 24-24, 25-25 dhe në 25-27 e 3-1 për kampionët në fuqi, që kështu kanë bërë ndeshjen e tyre më të mirë të këtij sezoni. Shënuesi më i mirë i ndeshjes është Troka i Partizanit, me 17 pikë, i ndjekur nga Xhabrahimi i Studentit me 12 pikë, si dhe Stepashkin i Partizanit dhe Lundra i Studentit, me 11 pikë.

Në bllok kanë dalë fitues kolumbiani i Partizanit, Melo Luis Fernandez, dhe Kula i Studentit me 5 mure fituese. Në shërbim, është dalluar Pepa dhe Kula të Studentit me 3 rezultative, i ndjekur nga Çali e Ledio Martiro të Partizanit me dy. Në 4 sete, në total, Partizani shënoi 94 pikë, prej të cilave 62 pikë vetë, kurse 32 pikë kanë ardhur nga gabimet e Studentit me një mesatare prej 8 pikësh për set.

Në krahun tjetër, Studenti në 4 sete, ka realizuar në total 100 pikë, prej të cilave 72 pikë vetë, kurse 28 pikë, me një mesatare 7 pikë për set, kanë ardhur nga gabimet e të kuqve.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Meshkuj

 

Java e 15-të

(17-18 mars 2017)

 

Të premten:

Partizani – Studenti             1-3

 

Të shtunën:

Skënderbeu – Erzeni          ora 14:00

Tirana – Vllaznia                  ora 18:00

 

21 mars 2017:

Teuta – Elbasani

Farka Volej                            pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Partizani        13        12          1        37-6                36
  2. Farka Volej    12        10          2        32-11              30
  3. Studenti         13        10          3        30-18              28
  4. Tirana             13          8          5        28-18              24
  5. Vllaznia         12          6          6        25-20              20
  6. Erzeni                        12          5          7        23-23              16
  7. Skënderbeu  13          2        11          6-35                6
  8. Teuta              13          2        11          9-35                5
  9. Elbasani        11          1        10          7-32                3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Volejboll – Femra / Partizani, 3 fitore në miqësore në prag të kampionatit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 08:00 Në prag të sezonit të ri të kampionatit, që nis më 7 tetor, Partizani

(Video) Volejboll – Femra / Sindi Marina e nis triumf në SHBA me skuadrën e saj

(Video) Volejboll – Femra / Sindi Marina e nis triumf në SHBA me skuadrën e saj

AlbanianSport.net 28.08.2017 19:15 ASNN – Një nga sportistet më premtuese të volejbollit shqiptar

Volejboll – Meshkuj / Partizani bën dy afrime, vijnë Bakiri & Nimani

Volejboll – Meshkuj / Partizani bën dy afrime, vijnë Bakiri & Nimani

Gjergj Vyshka 18.08.2017 20:45 Partizani i trajnerit Ylli Tomorit në volejboll për meshkuj tashmë

Volejboll / Më 28 gusht 2017, hedhja e shortit për sezonin e ri të rrjetës

Volejboll / Më 28 gusht 2017, hedhja e shortit për sezonin e ri të rrjetës

Gjergj Vyshka 18.08.2017 13:25 Federata Shqiptare e Volejbollit ka lajmëruar se më 28 gusht

(Video) Volejboll – Meshkuj / Koçi: Finlanda, përmbushja e një ëndrre

(Video) Volejboll – Meshkuj / Koçi: Finlanda, përmbushja e një ëndrre

AlbanianSport.net 18.08.2017 07:00 ASNN – Ai është njëri prej talenteve më të spikatura që skuadra

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh