Subscribe to RSS

Volejboll – Meshkuj / Partizani-Studenti 1-3, një ditë “jo” për të kuqtë e Tomorit

Share Button

Gjergj Vyshka 18.03.2017 10:25

Kampionët në fuqi të rrjetës shqiptare i kanë shkaktuar humbjen e parë kryesuesve të Partizanit. Tension e kartonë të kuq për Pepën dhe Konon. Partizani e ka nisur mirë setin e parë, ndërsa ka kryesuar në 4-1. Pushimi i parë i Sakos e bën skuadrën të reagojë në 6-4, 6-6, 7-6, 7-7 e, në pushimin e parë teknik është Partizani në epërsi 8-7.
Studenti nuk dorëzohet, përkundrazi është në epërsi dhe në udhëheqje të rezultatit 11-14, 13-16, 17-19 e me shumë vështirësi Partizani ka përmbysur në 23-21 dhe në fund 25-23. Studenti nuk e humbet toruan, përkundrazi është në udhëheqje të rezultatit dhe në setin e dytë 6-8, 7-13, 9-16, 12-16, 15-20, 21-24 dhe në fund 21-25.
Partizani nis ndryshe setin e tretë, ndërsa udhëheq 8-6, 10-6, 16-10, 17-14, 22-21. Por gjatë lojës ka pasur momente ngacmimi me fjalë dhe me shenja mes Konos e Kulës, që kanë kulmuar në sherr. Pas konsultimit të Zgurit me Gjokën ka ardhur kartoni i kuq për Pepën dhe Konon dhe 23-22.
Mirëpo ky rezultat ka sjellë reagimin e Studentit, që pasi ka barazuar në 23-23 ka kthyer në 23-25. Seti i katërt është për Studentin deri në 18-19. Pas kësaj situate ka përmbysur Partizani në 22-21 dhe 24-22. Por kur pritej pika e 25-të, Studenti ka barazuar në 24-24, 25-25 dhe në 25-27 e 3-1 për kampionët në fuqi, që kështu kanë bërë ndeshjen e tyre më të mirë të këtij sezoni.

 

Partizani – Studenti 1-3
(25-23, 21-25, 23-25, 25-27)
Partizani: Çali, Kono, Gorenxa (L), Stepashkin, Melo Luis Fernandez, Troka, Malaj / L. Martiro, Arapi, K. Martiro, Qerraxhija, Kasa. Trajner: Y. Tomori
Studenti: Lundra, Pepaj, Rama, Kupi, Xhabrahimi, Bërdufi (L), Kula / Muça, Baruti, Çullhaj. Trajner: A. Sako
Gjyqtarë: E. Zguri, Ko. Gjoka (Tiranë)
Ndihmës: A. Nurja, K. Tota (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj

 

Java e 15-të
(17-18 mars 2017)

 

Të premten:
Partizani – Studenti 1-3

 

Të shtunën:
Skënderbeu – Erzeni ora 14:00
Tirana – Vllaznia ora 18:00

 

21 mars 2017:
Teuta – Elbasani
Farka Volej pushim

 

Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Partizani 13 12 1 37-6 36
2. Farka Volej 12 10 2 32-11 30
3. Studenti 13 10 3 30-18 28
4. Tirana 13 8 5 28-18 24
5. Vllaznia 12 6 6 25-20 20
6. Erzeni 12 5 7 23-23 16
7. Skënderbeu 13 2 11 6-35 6
8. Teuta 13 2 11 9-35 5
9. Elbasani 11 1 10 7-32 3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Volejboll / Ylli Tomori merr nga Presidenca dekoratën “Nderi i Kombit”

Volejboll / Ylli Tomori merr nga Presidenca dekoratën “Nderi i Kombit”

Gjergj Vyshka 20.03.2017 15:30 Trajneri i Partizanit në volejboll për meshkuj, skuadrës kryesuese

Volejboll / 70-vjetori i Erzenit, shpallet 12-shja më e mirë në histori

Volejboll / 70-vjetori i Erzenit, shpallet 12-shja më e mirë në histori

Gjergj Vyshka 20.03.2017 13:20 Erzeni nderohet me titullin “Nderi i Volejbollit Shqiptar”, shpallet

FSHV e shpall Erzenin në 70-vjetor si “Nderi i Volejbollit Shqiptar”

FSHV e shpall Erzenin në 70-vjetor si “Nderi i Volejbollit Shqiptar”

Gjergj Vyshka 20.03.2017 11:10 Në këtë 70-vjetor të themelimit të klubit shijakase, Erzeni është

70 vjet të Erzenit, festa e shijakasve shndërrohet në festë të volejbollit shqiptar

70 vjet të Erzenit, festa e shijakasve shndërrohet në festë të volejbollit shqiptar

Gjergj Vyshka 20.03.2017 09:00 70 vjet Erzeni në volejboll për meshkuj, ndërsa festa e shijakasve

Volejboll – Femra / Risi shqiptare, Tirana-Partizani nis me… vetëm një gjyqtar(!?)

Volejboll – Femra / Risi shqiptare, Tirana-Partizani nis me… vetëm një gjyqtar(!?)

Gjergj Vyshka 19.03.2017 20:25 Edhe pse ishte derbi dhe kryesfidë për volejbollin e femrave,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh