Subscribe to RSS

Volejboll – Meshkuj / Po vjen Studenti…! Skuadra e Sakos thyen Partizanin

Share Button

Gjergj Vyshka 18.03.2017 07:05

Po vjen Studenti! Kështu duhet konsideruar fitorja e djeshme e kampionëve në fuqi të volejbollit shqiptar, të cilët i kanë shkaktuar humbjen e parë kryesuesve të Partizanit. Një lojë bindëse dhe me dëshirë e të besuarve të Arben Sakos, të cilët kanë treguar se kur duan dinë ta bëjnë dhe skuadrën kampione. Të paktën kjo fitore, e cila i “çimenton” vendin e tretë në renditje duke i siguruar njëkohësisht dhe vendin në fazën finale për titull “kampion”, e bën Studentin përsëri një rival të fortë për trofe.
Dhe këtë kërkon dhe shefi i klubit shumësportësh “Studenti”, Blendi Nallbani, i cili ende është i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së volejbollit. Për hir të së vërtetës, Studenti i sivjetëm ka dështuar në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit kur u eliminua në gjysmëfinale ndaj Farka Volejit, por dhe në Kupën e Shqipërisë, ndërsa u eliminua në fazën eliminatore. Ndaj rifitimi i titullit “kampion” do të ishte “kapak floriri” për këtë skuadër.
“E vërteta është, – thotë Nallbani, – se nuk u ka munguar asgjë, ndërsa janë ndër më të paguarit. Jo vetëm kaq, por në klubin shumësportësh Studenti të gjitha skuadrat e disiplinat sportive janë kampione. Ndryshimin e bën vetëm basketbolli i femrave që mundohet të hyjë në “play-off” për titull. Kështu që duke qenë se volejbolli i meshkujve është kampion në fuqi, unë këtë kërkoj prej këtij ekipi që të jetë i tillë. Mua nuk më mjafton një fitore, apo vendi i tretë. Sigurisht që sukses, por duhet titulli “kampion”.”
Por ajo që duhet vlerësuar është se Studenti i trajnerit Arben Sako e uli me këmbë në tokë Partizanin, që dje ishte në një ditë “jo”, e cila më mirë që i ka ardhur tani përpara “play-off”-it. Sepse kështu shkundja do të jetë më e madhe për të besuarit e trajnerit veteran, Ylli Tomorit.

 

Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj

 

Java e 15-të
(17-18 mars 2017)

 

Të premten:
Partizani – Studenti 1-3

 

Të shtunën:
Skënderbeu – Erzeni ora 14:00
Tirana – Vllaznia ora 18:00

 

21 mars 2017:
Teuta – Elbasani
Farka Volej pushim

 

Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Partizani 13 12 1 37-6 36
2. Farka Volej 12 10 2 32-11 30
3. Studenti 13 10 3 30-18 28
4. Tirana 13 8 5 28-18 24
5. Vllaznia 12 6 6 25-20 20
6. Erzeni 12 5 7 23-23 16
7. Skënderbeu 13 2 11 6-35 6
8. Teuta 13 2 11 9-35 5
9. Elbasani 11 1 10 7-32 3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Taekuondo  (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

Gjergj Vyshka 07.05.2017 07:55 “Top Tirana Open” në vitin e 6-të të tij, jo vetëm që ka zyrtarizuar

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

AlbanianSport.net 06.05.2017 22:45 ASNN – Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion,

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

AlbanianSport.net 06.05.2017 21:35 ASNN – Një shtysë e mirë për zyrtarizimin e këtij turneu si një

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Gjergj Vyshka 06.05.2017 10:25 “Është një garë e jashtëzakonshme e Zhupës, – ka thënë kreu

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

(Video) Basketboll / Erkand Karaj, nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit

AlbanianSport.net 06.05.2017 09:35 ASNN – Nga fanella e sportistit, tek kostumi i trajnerit. Kjo është

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh