Subscribe to RSS

Volejboll – Meshkuj / Sherr masiv, ndërpritet Elbasani-Farka Volej

Share Button

AlbanianSport.net 18.03.2017 12:05

ASNN – Provokimit të një lojtari të skuadrës mike, vendësit i janë përgjigjur me nerva dhe kacafytje, aq sa është dashur ndërhyrja e stafeve për t’i ndarë. Ndeshja e volejbollit të meshkujve mes Elbasanit dhe Farka Volej, në fakt e prapambetur, ka degjeneruar në sherr dhe grushte.

Në setin e dytë ka mjaftuar një pikë për skuadrën mike, në një bllok të lojtarëve të Farka Volej, dhe një nga lojtarët e skuadrës së Dritan Bardhit ka bërtitur në rrjetë duke provokuar në njëfarë mënyrë një nga lojtarët elbasanas dhe aty nervat nuk kanë mbajtur më.

Fillimisht ka nisur një kacafytje midis të dyve dhe më pas janë futur për t’i ndarë sportistët dhe kampet respektive të të dyja skuadrave. Pasi situata u qetësua situata u mendua se loja do të rifillonte sërish. Por nuk ndodhi kështu, sepse në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” nuk ishin të pranishme forcat e rendit.

Në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, vendasit e humbin ndeshjen në “tavolinë” 0-3 për shkak të mospërmbushjes së organizimit të një ndeshje. Megjithëse ky rezultat mbetet për t’u homologuar nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Volejboll – Meshkuj / Partizani bën dy afrime, vijnë Bakiri & Nimani

Volejboll – Meshkuj / Partizani bën dy afrime, vijnë Bakiri & Nimani

Gjergj Vyshka 18.08.2017 20:45 Partizani i trajnerit Ylli Tomorit në volejboll për meshkuj tashmë

(Video) Basketboll – Meshkuj / Bushati: Ndërrimi i brezave, problem shqetësues

(Video) Basketboll – Meshkuj / Bushati: Ndërrimi i brezave, problem shqetësues

AlbanianSport.net 18.08.2017 19:50 ASNN – Shqipëria e basketbollit të meshkujve po merr pjesë

(Video) Atletikë / Karriqi: Arsyet e mungesës së rekordeve në “Londër 2017”

(Video) Atletikë / Karriqi: Arsyet e mungesës së rekordeve në “Londër 2017”

AlbanianSport.net 18.08.2017 18:00 ASNN – Mungesa e rekordeve të reja në Kampionatin e 17-të Botëror

(Video) Aeronautika / Pas Botërorit, edhe Kampionati i 7-t Kombëtar, një sukses

(Video) Aeronautika / Pas Botërorit, edhe Kampionati i 7-t Kombëtar, një sukses

AlbanianSport.net 18.08.2017 17:05 ASNN – Sporti po shikohet gjithnjë e më tepër si një mundësi

(Video) Ç’mund të blihej tjetër me një “Nejmar”…?

(Video) Ç’mund të blihej tjetër me një “Nejmar”…?

AlbanianSport.net 18.08.2017 15:15 ASNN – Në botën e sotme paraja ka një vlerë relative dhe kjo

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh