Subscribe to RSS

Volejboll – Meshkuj / Shqipëria e Bardhit nuk bën dot “bis”, i duhen 4 sete

Share Button

AlbanianSport.net 29/11/2017 14:20

ASNN – Kanë mjaftuar tre pika të forta që Shqipëria e meshkujve të bëjë diferencën në fushën e lojës. Qepa me 20 pikë, Kula me 12 pikë dhe Çullhaj me 10 pikë në të gjithë ndeshjen dhe Shqipëria merr dy sete radhazi 25-18 dhe 25-11. Madje në të tretin udhëheq deri në 13-12 e duket se e “fle mendjen” shpejt për fitoren.

Lëshon dhe Kosova përmbys duke fituar setin 25-22. Me të njëjtin rezultat, kuqezinjtë kanë fituar setin e katërt dhe krejt ndeshjen 3-1. Në bllok ka dalë fitues Rrashketa e Qepa dhe Hajdaraj i Kosovës, me nga 3 mure fituese, kurse në shërbim Gaxiri dhe Hajdaraj e Bytyqi të Kosovës, me nga dy të tillë.

Në total, në 4 sete, Shqipëria ka shënuar 97 pikë prej të cilave 69 pikë vetë, kurse 28 pikë, mesatarisht 7 pikë për set, kanë ardhur nga gabimet e Kosovës. Në krahun tjetër, në 4 sete, Kosova ka shënuar 77 pikë prej të cilave 51 pikë vetë, kurse 26 pikë, mesatarisht 6 pikë për set, kanë ardhur nga gabimet e Shqipërisë.

E në këtë mënyrë kuqezinjtë kanë ngritur lart trofeun e Pavarësisë.

 

Shqipëri – Kosovë                3-1

(25-19, 25-11, 22-25, 25-22)

Shqipëria: Kula, Qepa, Qafarena, Arapi, Gjoklaj, Çullhaj, Kola (L), Bërdufi (L) / Bakiri, Rrashketa, Gaxiri, Çali, Xhabrahimi, Kupi, Baruti. Trajner: D. Bardhi

Kosova: Mustafa, Hajdaraj, V. Nikqi, Bytyqi, Lajqi, A. Nikqi, A. Berisha (L) / Ismaili, Rexhepi, Kalludra, Husaj, Ad. Berisha, Bardhi. Trajner: B. Gjinovci

Gjyqtarë: E. Zguri, E. Dusha (Tiranë)

Asistentë: A. Nurja, G. Ahmetaj (Tiranë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Volejboll – Meshkuj / Farka Volej rikthehet tek suksesi “i harruar”

Volejboll – Meshkuj / Farka Volej rikthehet tek suksesi “i harruar”

AlbanianSport.net 11/02/2018 21:40 ASNN – Farka Volej është kthyer tek fitoret në kampionat, ndërsa

Volejboll – Meshkuj / Tirana, asnjë lëshim në shtëpi ndaj Skënderbeut

Volejboll – Meshkuj / Tirana, asnjë lëshim në shtëpi ndaj Skënderbeut

AlbanianSport.net 11/02/2018 19:50 ASNN – Tirana e volejbollit të meshkujve nuk ka bërë asnjë lëshim

Volejboll – Femra / Durrsaket triumfojnë në finale në “Qazim Dervishi”

Volejboll – Femra / Durrsaket triumfojnë në finale në “Qazim Dervishi”

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:00 ASNN – Teuta ka triumfuar në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”

Volejboll – Femra / Aromë “latine”, Partizani hakmerret ndaj Tiranës

Volejboll – Femra / Aromë “latine”, Partizani hakmerret ndaj Tiranës

AlbanianSport.net 11/02/2018 16:10 ASNN – Partizani në volejboll për femra është hakmarrë ndaj

Volejboll – Meshkuj / Studenti gjen Elbasanin për t’u ringjallur

Volejboll – Meshkuj / Studenti gjen Elbasanin për t’u ringjallur

AlbanianSport.net 11/02/2018 14:20 ASNN – Elbasani është mundur në shtëpi nga Studenti në volejboll

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh