Subscribe to RSS

Volejbolli / Miqësorja e dyfishtë, Shqipëri-Kosovë, por sytë nga 2018-ta

Share Button

AlbanianSport.net 28/11/2017 07:55

ASNN – Presidenti Erlind Pëllumbi në konferencë për shtyp prezanton turneun, por dhe ato që do të bëhen gjatë vitit 2018. Shqipëri-Kosovë në volejboll për meshkuj e për femra, të cilat do të zhvillohen sot pasdite dhe në mbrëmje në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë, “Feti Borova”, në Parkun Olimpik të Tiranës, do të jetë veprimtaria që do të sjellë sportin e rrjetës në parket për 105-vjetorin e Pavarsisë. Parë kështu, ndërsa kombëtaret kanë dy ditë që kanë nisur përgatitjet, presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, e ka parë të arsyeshme të dalë në konferencë për shtyp.

Një konferencë për shtyp, që është zhvilluar në mjediset e Hotelit “White Dream” në kryeqytet, atje ku janë grumbulluar dhe skuadrat tona përfaqësuese, ndërsa i pari i rrjetës shqiptare ka prezantuar turneun, por dhe ato që e presin rrjetën shqiptare gjatë vitit 2018. “Ne prej shumë muajsh, – thotë Pëllumbi, – kemi konfirmuar pjesëmarrjen në eliminatoret e Kampionatit Evropian e kjo si për femra, ashtu dhe për meshkuj, ndërsa me kombëtaret që kemi, ndërsa e kemi demonstruar dhe në Ligën e Evropës, pretendojmë të jemi në finale.”

“Por angazhimi më i madh, ndër më të rrallët për volejbollin shqiptar, do të jetë organizimi i fazës finale të Kampionatit Evropian të Të Rejave, nga data 1, deri më 9 shtator 2018, në Tiranë, – ka vijuar ai. – Një veprimtari që vjen për herë të parë, por që kërkon angazhim maksimal nga të gjitha palët. Tanimë, edhe për shkak të buxhetit financiar, ndërsa deri në mesin e dhjetorit duhet të japim përgjigje, jemi duke u menduar dy herë nëse duhet të marrim apo jo pjesë në Ligën e Evropës. Është një veprimtari që tashmë e kemi bërë traditë, por kemi një pengesë që vjen nga ngarkesa e kalendarit.”

Në këtë mënyrë, Shqipëri-Kosovë është më shumë se sa ndeshje për 105-vjetorin e Pavarësisë, sepse me një mori aktivitetesh ndërkombëtare për të rritur dhe të rritura, apo dhe për Nën-19-vjeçaret, do të shtohen dhe miqësoret e kontrollit. E tashmë volejbolli e ka hapur këtë rrugë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

AlbanianSport.net 29/11/2017 18:35 ASNN – Kupa e Pavarësisë në volejboll është fituar nga Shqipëria.

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh